Pamja zmadhohet përmes strukturave të lakuara si akullnaja që janë ngjyrë blu me pak të verdhë. Pamja mbërrin në një fushë fantastike me bar dhe shkurre ngjyrë rozë dhe portokall. Kalohet në një pamje nga ajri e reve dhe valëve. Retë largohen pjesërisht për të shfaqur një peizazh të jashtëzakonshëm ngjyrë blu me mjegull dhe spirale.

Samsung Vision AI transformon ekranet në zgjidhje inteligjente që pasurojnë jetën e përditshme.
Ne po ripërcaktojmë çfarë mund të bëjnë ekranet, duke thjeshtuar, përmirësuar dhe fuqizuar përvojën tënde të përditshme.

Themeli i Samsung
Vision AI

  • One UI Tizen

    Përvojë e lehtë dhe e personalizuar për përdoruesin, argëtimi më i fundit dhe 7 vite përditësime OS.

    Një ekran TV shfaq aplikacionet, shërbimet dhe opsionet e transmetimit të disponueshme me Samsung One UI Tizen.
  • Procesori AI

    Procesori AI i shpejtë, inteligjent përmirëson pamjen, zërin dhe jetën e përditshme me veçoritë AI.

    Çip procesori Samsung NQ8 AI Gen3.

  • Samsung
    Knox Security

    Privatësia jote, e siguruar. Një zgjidhje e posaçme që mbron privatësinë si dhe sigurinë.

    Logoja e "Samsung Knox Security", që përngjan me një mburojë.
Përfito falas për 7 vjet përvoja të reja me TV
Një stemë metalike që shkruan "7 vite përditësime OS pa pagesë" me germa të theksuara.
Përmirëso çdo moment

Përvoja në rreshtin e parë

AI Upscaling

Samsung Vision AI e bën përmbajtjen e përditshme të duket si në kinema. Figura me AI përmirëson rezolucionin për mprehtësi dhe detaje mbresëlënëse. Tingulli me AI përshtat audion, duke prodhuar dialog shumë të qartë dhe një tingull gjithëpërfshirës.
Optimizimi me AI rregullon në mënyrë inteligjente cilësimet që të përputhen me përmbajtjen dhe ambientin.

Një burrë dhe një djalë luajnë basketboll. AI zbulon disa pika në skenë që mund të përmirësohen. Prej këtyre pikave shfaqen valë diamantesh të vogla që shpërndahen në ekran. Skena bëhet më e qartë dhe më e gjallë. Pamja zmadhohet për të treguar që është një skenë që po luhet në ekranin e TV.

Së bashku jemi të jashtëzakonshëm

SmartThings

KUJDESI PËR KAFSHËT SHTËPIAKE

Samsung Vision AI përmirëson jetën tënde të përditshme duke mundësuar veçori të reja të SmartThings. Qëndro i lidhur me të dashurit e tu me Kujdesi për kafshët shtëpiake, për t'u ndjerë i qetë edhe kur je larg.

Një grua është duke qëndruar në një ambient të jashtëm. Ajo buzëqesh teksa sheh celularin e saj, duke parë kafshën e saj shtëpiake në shtëpi.
Në një dhomë ndenjjeje, një qen shikon skenën e një qeni tjetër që kafshon një shalqi në ekranin e TV. Logo e SmartThings.

GJESTET UNIVERSALE

TV Samsung me AI njohin gjithashtu
Gjestet universale të Galaxy Watch për përdorim të shpejtë, të lehtë, si p.sh. rrotullimi i kornizës së orës për të ndërruar ekranin e TV ose mbledhja grusht e dorës për t'u kthyer në ekranin e mëparshëm.

Një grua kontrollon një TV nga ana tjetër e dhomës me orën e saj Galaxy Watch. Ajo bën një gjest për të ndaluar një skenë të një vajze duke mbledhur portokaj.
Katër pamje të ndryshme të një përdoruesi që provon gjestet universale të Galaxy Watch, duke përfshirë fotografi ku prek dhe shikon orën.
Kjo është shfaqja jote

Përvoja të personalizuara

SFOND EKRANI GJENERUES

Si ndihesh sot? Çfarë të duket tërheqëse?

Ka edhe një mënyrë të re për t'u shprehur vizualisht. Çdo ditë, mund të vendosësh fjalë kyçe në TV tënd që reflektojnë humorin tënd.
Me ekranin e sfondit gjenerues, TV yt do të krijojë sfonde të mrekullueshme që përshtaten me këto ndjesi.

Një grua është e rrethuar nga flluska me shkrime si "Atmosferë feste", "Vetëm", "Natyrë", "Gëzuar festat", Koha për t'u çlodhur", "Çlodhje", "Nostalgji", "Emocione", "Deco", "Shfrytëzoje ditën", "Më frymëzo" dhe "Qetësi". Flluskat zëvendësohen nga imazhet e peizazhit. Zgjidhet një imazh i përmbajtjes i gjeneruar nga AI të një ylberi dhe maleve me borë.

  • Një ylber mbi majat e maleve me borë. Shënimi në fund lexon "Përmbajtje e gjeneruar nga AI".
  • Një pishinë e jashtme e rrethuar nga dekorime si bimë dhe dekorime prej druri. Shënimi në fund lexon "Përmbajtje e gjeneruar nga AI".
  • Një plazh me rërë me shumë gurë dhe shkëmbinj. Shënimi në fund lexon "Përmbajtje e gjeneruar nga AI".
  • Një liqen i qetë me një varkë në ujë dhe malet në sfond. Shënimi në fund lexon "Përmbajtje e gjeneruar nga AI".
  • Një dhomë me diell me shumë bimë dhe dritare. Shënimi në fund lexon "Përmbajtje e gjeneruar nga AI".
  • Një verandë e jashtme me një pishinë. Një perëndim dielli me malet në sfond. Shënimi në fund lexon "Përmbajtje e gjeneruar nga AI".
  • Një majë mali me borë me fishekzjarrë dhe tym që del nga sipër. Shënimi në fund lexon "Përmbajtje e gjeneruar nga AI".
  • Një moçal i qetë me bimë në ujë. Në sfond ka male. Shënimi në fund lexon "Përmbajtje e gjeneruar nga AI".
  • Një katedrale me shumë detaje me fishekzjarrë që ndriçojnë qiellin e natës. Shënimi në fund lexon "Përmbajtje e gjeneruar nga AI".
  • Një varg malesh me pemë të gjelbra. Shënimi në fund lexon "Përmbajtje e gjeneruar nga AI".
  • Një liqen i qetë me male me borë në sfond. Shënimi në fund lexon "Përmbajtje e gjeneruar nga AI".

Bixby

Asistenti ynë i zërit me AI është këtu për të të ndihmuar

Ke pyetje apo do të ndash ide? Bixby, asistenti ynë i zërit me AI, është këtu për të të ndihmuar. Me Samsung Vision AI, e kupton më mirë kontekstin, duke i bërë bisedat më të rrjedhshme dhe duke ofruar më shumë mbështetje të dobishme.

Në një dhomë ndenjjeje, një grua i buzëqesh TV në mur. Një ekran TV tregon një skenë në natyrë të shkëmbinjve dhe ujit me pyetjen "Si është moti sot në Paris?"
Flluska e bisedës lexon "Si është moti sot në Paris?"
Flluska e bisedës lexon "Sot moti në Paris është i kthjellët."
Flluska e bisedës lexon "A ka ndonjë vend të famshëm atje?"
Flluska e bisedës lexon "Parisi është i famshëm për kullën Eiffel, lumin Sena dhe më shumë."
Flluska e bisedës lexon "Gjeje në YouTube."

Shfaqet një TV me një peizash abstrakt me ngjyrë blu të ndezur në ekran. Shfaqen katër TV të tjerë me dizajne të ndezura në ekran, me dy nga secila anë e TV origjinal.

Njihu me Samsung Vision AI në TV e tu

* Veçoritë e Samsung Vision AI janë të disponueshme në 2025 Neo QLED, OLED, QLED (me përjashtim të modelit Q6F) dhe "The Frame" që nga tremujori i parë i vitit 2025. Modelet e mbështetura mund të ndryshojnë sipas veçorisë.

* TV numër 1 në botë: Source –Omdia, shkurt-2025. Rezultatet nuk nënkuptojnë mbështetje për Samsung. Palët e treta mbajnë përgjegjësi për përdorimin e këtyre rezultateve.

* Funksionet e disponueshme dhe përmbajtja mund të ndryshojnë sipas modelit, vendit/rajonit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.

* Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. Sekuencat janë të shkurtuara dhe të simuluara. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

  1. One UI Tizen: Përmbajtja dhe shërbimet mund të variojnë sipas rajonit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Përpara përdorimit, kërkohet pranimi i kushteve të përgjithshme dhe politikës së privatësisë së Smart Hub. Disa përmbajtje dhe shërbime kërkojnë regjistrim dhe abonim. Nevojitet Samsung account. Përditësimet e Tizen OS do të ofrohen për deri në 7 vite, duke filluar nga viti i daljes në treg. Ki parasysh se ky përditësim nuk mbulon performancën, veçoritë ose rezistencën e harduerit të TV. Veçoritë e përditësuara mund të ndryshojnë në varësi të specifikimeve dhe modelit. Nevojitet lidhje me internetin. Mund të zbatohen tarifa të dhënash.
  2. Samsung Knox Security: "Samsung Knox Security" vlen vetëm për TV Samsung të mundësuar nga Tizen®, të hedhur në treg që nga viti 2015. Nevojitet përditësimi i softuerit në versionin më të fundit.
  3. Me Figura AI, Tingulli me AI, Optimizimi me AI: Përvoja e shikimit mund të variojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe formatit. Përmirësimi mund të mos zbatohet për lidhjen e PC dhe "Modalitetin e lojës".
  4. Kujdesi për kafshët shtëpiake: Transmetimi në kohë reale në pajisjet celulare mbështetet në Android OS 11.0 dhe versionet më të reja ose iOS 16.0 dhe versionet e reja dhe TV Samsung të vitit 2025 dhe modelet më të reja. Funksionon vetëm kur TV është i fikur. Për ta përdorur këtë veçori, TV duhet të jetë lidhur me një burim energjie. TV dhe pajisja celulare duhet të jenë të lidhura me SmartThings me të njëjtën Samsung account për të dërguar dhe për të marrë njoftime.
  5. Gjestet universale: Aplikacionet dhe shërbimet e disponueshme mund të variojnë dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Mbështet vetëm në Galaxy Watch4 dhe motelet më të reja, Wear OS 5 dhe versionet më të fundit.
  6. Sfond ekrani gjenerues: Numri i përpjekjeve të lejuara ditore për gjenerim mund të jetë i kufizuar. Imazhi që tregohet në ekranin e TV është një imazh i gjeneruar nga AI i krijuar falë funksionit "Sfond ekrani gjenerues". Kjo veçori nuk mbështetet në modelet OLED. Kjo veçori nuk mbështetet në Kinë.
  7. Bixby: Komandat zanore dhe kthimi i shumëfishtë mbështeten për 10 gjuhë (US/UK/IN(en)/DE/FR/IT/ES/BR/MX/KR). Nuk mund të dallohen të gjitha thekset, dialektet dhe shprehjet. Q8F dhe modelet më të reja mbështesin mikrofonat në fushë të largët. Q7F dhe modelet më të reja mbështesin telekomandat e TV. U8000F ka nevojë për telekomandë SmartThings.