Neo QLED AI TV


Samsung Neo QLED sjell nivele të pabesueshme realizmi dhe gjithëpërfshirjeje me Samsung Vision AI. Për më tepër, e bën jetën tënde shumë më të thjeshtë dhe më të këndshme.

TV Samsung Neo QLED shfaq një peizazh me ngjyrë blu vibrante të jashtëzakonshme në ekran. Nga TV del dritë blu e gjallë.
Samsung Vision AI
Procesori 2025 NQ AI
Përjeto nivele brilante të figurës dhe tingullit me procesorin tonë më të përparuar deri tani. I superkarikuar nga rrjetet neurale AI, ai përmirëson performancën e TV tënd për të ofruar përmbajtje më të spikatur dhe më të mirë.

Një çip procesori Samsung NQ8 AI Gen3 mbi pllakën e qarkut të TV. Linja vezulluese energjie dalin nga çipi i procesorit.
- Deri në 2x NPU më e shpejtë
- Deri në 4x GPU më e shpejtë
- CPU Deri në 90% më e shpejtë
AI Upscaling
AI jonë mund t'i përmirësojë programet dhe filmat e tua të preferuar me një rezolucion super të lartë, edhe nëse nuk janë filmuar në atë mënyrë. Me më shumë qartësi, detaje dhe thellësi, bota në ekran nuk është dukur kurrë më reale.

Një skenë disi jo e qartë e një babai dhe vajze të vogël të ulur në tavolinën e kuzhinës, duke biseduar. Shfaqet një çip procesori Samsung NQ8 AI Gen3. Ai analizon pika të ndryshme në skenë dhe e optimizon atë për një cilësi më të mirë. Tani skena duket e qartë dhe me gjallëri.

Color Booster Pro
Tone të gjalla, detaje brilante. Color Booster Pro përdor AI për të përmirësuar në mënyrë dinamike shprehjen e ngjyrave për çdo skenë.

Auto HDR Remastering Pro
Përmirëso përmbajtjen tënde me cilësi vibrante të ngjashme me HDR. AI analizon çdo skenë për të ofruar theksime të ndritshme, detaje të qarta dhe imazhe të pasura.

Adaptive Sound Pro
Përjeto zëra të qartë dhe tingull të gjallë por të balancuar, siç është synuar nga krijuesit. AI jonë optimizon audion në bazë të gjërave që shikon dhe mjedisin e shikimit, më pas e sintonizon atë me teknologjinë e përmirësimit të audios.

Shpalos imagjinatën, Zgjidh temën e tastierës, Natyrë, Atmosferë feste, Shfrytëzo ditën, Gëzuar festat, Deco, Më frymëzo. Klikim i opsionit "Shfrytëzo ditën". Çfarë të duket tërheqëse? 3 imazhe, "Rigjenero", "Rinis". Klikim i opsionit "Rigjenero". 3 imazhe të reja. Klikim i imazhit të mesit. Imazhi i zgjedhur është ruajtur. Përmbajtje e gjeneruar nga AI.
Sfond ekrani gjenerues
Ndrysho atmosferën në shtëpi me sfonde të bukura për TV. Thjesht zgjidh fjalë kyçe për konceptet që do dhe AI do të gjenerojë imazhe unike për t'i shfaqur në ekranin e madh.

Modaliteti AI
Ulu dhe lëri cilësimet e tua të rregullohen vetë. AI jonë mund të dallojë përmbajtjen dhe mjedisin rrethues dhe më pas mund të rregullojë figurën dhe zërin për të ofruar përvojën më të mirë.

Kujdesi për kafshët shtëpiake
Përdor TV si një ndihmës për kujdesin për kafshët shtëpiake gjatë kohës që je jashtë. TV yt mund të zbulojë zhurma të tilla si lehjet përmes mikrofonit dhe më pas të ndizet te përmbajtja e preferuar e kafshës sate shtëpiake për ta qetësuar atë.

Gjestet universale
Kontrollo TV tënd me lëvizje të thjeshta nga Galaxy Watch. Pavarësisht nëse je duke u stërvitur, duke gatuar ose duke kryer disa detyra njëkohësisht, përdore me lehtësi TV me gjeste intuitive, pa pasur nevojë të prekësh telekomandën.

Samsung Knox Security
Qëndro i qetë me sigurinë e nivelit më të lartë të Samsung. Të dhënat delikate si p.sh. fjalëkalimet janë të mbrojtura, pajisjet e lidhura janë të monitoruara dhe aktivitetet keqdashëse bllokohen automatikisht. Për më tepër, ekipi ynë i sigurisë përditëson në mënyrë të rregullt TV tënd kundrejt kërcënimeve më të fundit.
Cilësia e figurës
Teknologjia "Quantum Matrix Technology"
Përfshihu në përsosmërinë unike të teknologjisë së ndriçimit të sfondit të Samsung. Dritat mini LED kontrollohen me saktësi të lartë, duke rezultuar në ndriçim dhe kontrast spektakolar që theksojnë çdo detaj në ekran.

Një skenë në ambient të jashtëm e një ujëvare në pyll, ndahet dhe shfaq tre shtresa të ndryshme. Shtresa e sipërme tregon skenën. Shtresa e mesme shfaq dritën që rrezatohet. Shtresat e fundit shfaqin drita mini LED. Ekranet bashkohen për të shfaqur skenën në ambiente të jashtme me ndriçimin e dritave mini LED.
Sound
Dolby Atmos® dhe Object Tracking Sound
Përfshihu në qendër të aksionit. Dolby Atmos krijon një kupolë tingulli që mbështillet rreth teje, ndërsa OTS gjurmon objektet në ekran për të krijuar efekte dinamike reale, si p.sh. adrenalina nga një motoçikletë që lëviz me shpejtësi.

Në një teatër, një ekran shfaq skenën e një burri mbi motoçikletë. Me "Object Tracking Sound", valët zanore shfaqen kur motoçikleta del në ekran. Pamja zmadhohet ngadalë në skenë, pastaj zvogëlohet për të treguar që tani është në ekranin e TV në një dhomë ndenjjeje. Dolby Atmos bën të mundur që valët zanore të lëvizin nëpër dhomë.
Q-Symphony
Shijo sinergjinë e këndshme të altoparlantëve të TV tënd dhe soundbarit duke luajtur si një pajisje e vetme. Q-Symphony harmonizon në mënyrë të përsosur këto burime audioje, duke ofruar tingull jashtëzakonisht të qartë që përhapet në të gjithë dhomën.

TV shfaq skenën e një burri dhe një gruaje duke biseduar në një restorant. Kur veçoria "Q-Symphony" është joaktive, valët zanore dalin vetëm nga soundbari që është instaluar nën TV. Kur veçoria "Q-Symphony" është aktive, valët zanore dalin nga soundbari dhe nga TV. Valët zanore janë më të mëdha dhe lëvizin në të gjitha drejtimet.
One UI Tizen
One UI Tizen
Shijo një përvojë më të personalizuar dhe të përmirësuar me ekranin, të mundësuar nga Samsung Tizen OS. Mund të përfitosh nga veçoritë më të fundit novatore të Samsung dhe të ndjesh sigurinë e Samsung Knox. Për më tepër, One UI Tizen do të mbështesë përditësimet e Tizen OS për 7 vitet e ardhshme.

Art Store
Shijo mbi 3000 kryevepra nga muzetë dhe artistët më të mirë botërorë. Art Store ynë të lejon të zbulosh vepra arti të reja dhe të bukura, me përzgjedhje të përshtatshme për çdo sezon, festë dhe humor. Për më tepër, mund të aksesosh mbi 370 vepra arti falas me Art Store Streams.

SmartThings
Menaxho pajisjet e tua inteligjente përmes TV me qendrën e integruar SmartThings, pa pasur nevojë për një qendër ose pajisje të veçantë. Gjithashtu, mund të shikosh shtëpinë inteligjente në ekran me një vështrim të shpejtë. Për më tepër, sensorët e TV mund të ndihmojnë në menaxhimin e mjedisit, si p.sh. sensori i dritës që zbulon ndriçimin në dhomë.

Një TV përdor qendrën e integruar SmartThings për t'u lidhur me pajisjet e tjera inteligjente në dhomën e ndenjjes, duke përfshirë kondicionerin, grilën, pastruesin e ajrit, abazhurin e tokës, fshesën me korrent, lavatriçen, tharësen dhe frigoriferin. Shfaqen logot e SmartThings dhe të Matter.
Dizajni
Dizajni "Infinity Air"
Një profil jashtëzakonisht i hollë me korniza të zeza, të reduktuara në një vijë të hollë, të mbështetura nga një mbajtëse minimaliste. Sa herë që ekrani është i ndezur, ky dizajn gërshetohet në mënyrë të përkryer me sfondin në mënyrë që të mund të fokusohesh vetëm te ajo që po luhet në ekran.

Pamja anësore e TV të hollë me dizajn "Infinity Air" që qëndron pezull në ajër. TV rrotullohet disa herë dhe më pas ndalon dhe qëndron sipër një mbajtëseje të bardhë mermeri me një mur të bardh si sfond. TV shfaq një skenë të gjallëruar gjatë natës të maleve dhe një ndërtese të përfshirë nga flakët.


Krahaso TV Samsung Neo QLED
Linja e produkteve
* TV numër 1 në botë: Burimi – Omdia, shkurt 2025. Rezultatet nuk nënkuptojnë mbështetje për Samsung. Palët e treta mbajnë përgjegjësi për përdorimin e këtyre rezultateve.
* Dizajni dhe veçoritë mund të ndryshojnë sipas modelit. Për më shumë detaje, kontrollo specifikimet e secilit model. Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. Mund të ndodhin ndryshime në pamje dhe në specifikimet e dizajnit që nuk ndikojnë në performancën e produktit, pa njoftim paraprak. UI, përmbajtja dhe shërbimet mund të ndryshojnë sipas rajonit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
- AI Upscaling: Përvoja e shikimit mund të ndryshojë sipas llojit të përmbajtjes dhe formatit. Përmirësimi mund të mos zbatohet për lidhjen e PC dhe "Modalitetin e lojës".
- Adaptive Sound Pro: Përvoja mund të ndryshojë sipas përmbajtjes dhe mjedisit.
- Figurë sfondi gjeneruese: Numri i përpjekjeve të lejuara ditore për gjenerim mund të jetë i kufizuar. Veçoria mbështetet në vendet e tjera përveç Kinës.
- Kujdesi për kafshët shtëpiake: Transmetimi në kohë reale në pajisjet celulare mbështetet në Android OS 11.0 dhe versionet më të reja ose iOS 16.0 dhe versionet më të reja dhe është i disponueshëm në TV Samsung të vitit 2025 dhe modelet më të reja. Funksionon vetëm kur TV është i fikur. Për ta përdorur këtë veçori, TV duhet të jetë lidhur me një burim energjie. Për të dërguar dhe marrë njoftime, TV dhe pajisja celulare duhet të jenë të lidhura me SmartThings.
- Gjesti universal: Mbështet vetëm në Galaxy Watch4 dhe motelet më të reja dhe Wear OS 5 dhe versionet më të fundit.
- Samsung Knox Security: "Samsung Knox Security" vlen vetëm për TV Samsung të mundësuar nga Tizen®, të hedhur në treg që nga viti 2015. Nevojitet përditësimi i softuerit në versionin më të fundit.
- Dolby Atmos® dhe Object Tracking Sound: Vendndodhja dhe numri i altoparlantëve mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
- Q-Symphony: Kontrollo për pajtueshmërinë e Q-Symphony në specifikimet e produktit të soundbarit. Soundbari shitet veçmas. Vendndodhja dhe numri i altoparlantëve mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
- One UI Tizen: Përmbajtja dhe shërbimet mund të variojnë sipas rajonit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Përpara përdorimit, kërkohet pranimi i kushteve të përgjithshme dhe politikës së privatësisë së Smart Hub. Disa përmbajtje dhe shërbime kërkojnë regjistrim dhe abonim. Nevojitet Samsung account. Përditësimet e Tizen OS do të mbështeten për deri në 7 vite duke filluar nga viti 2025, për produktet që janë hedhur në treg në vitin 2025. Ki parasysh se ky përditësim nuk mbulon performancën, veçoritë ose rezistencën e harduerit.
- Art Store: Kërkohet abonim në Art Store për të aksesuar koleksionin e plotë. Zbatohen tarifa për shërbimin e abonimit. Veprat e artit në Art Store mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Art Store mund të mos jetë i disponueshëm në disa vende.
- Art Store Streams: Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas vendit. Koha e ofrimit të 30 veprave të artit për çdo muaj mund të ndryshojë sipas rajonit. Koha dhe shpeshtësia e ofrimit të veprave të artit mund të ndryshojë sipas rajonit. Numri i veprave të artit të ofrura pa pagesë mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.
- SmartThings: Teknologjia, funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të variojnë sipas vendit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose produktit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Nevojitet Wi-Fi, Bluetooth ose lidhje tjetër rrjeti me valë, si dhe identifikimi në Samsung account. Pajisjet e lidhura shiten veçmas. Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.