samsung oled ai tv
tënde
me
Samsung Vision AI
Pjesa e brendshme e një shpelle të errët me një rreze drite. Një burim grimcash drite kalon nëpër një shpellë shkëmbore. Grimca drite nga një lule në lulëzim. Një TV OLED është i mbivendosur mbi një lule në lulëzim.


Teknologjia AI e Samsung përmirëson TV OLED
në nivele të reja guximi dhe përfshirjeje.
Mundëso përvojën më të mirë OLED me kontrast të pafundmë
Një pamje nga afër e një luleje duke lulëzuar. Petalet hapen dhe shpërndahen si pikselë vezullues. Pikselët grupohen së bashku dhe rrethojnë një çip procesori Samsung NQ4 AI Gen3. Çipi i procesorit merr të gjitha pikselët dhe më pas lëshon një shkëlqim.
Ekran OLED me procesor NQ4 AI Gen3
Zbulo përsosmërinë e teknologjisë OLED të Samsung, të mundësuar nga procesori ynë NQ4 AI Gen3. Pixelët vetëndriçues lejojnë kontroll të saktë mbi errësirën dhe dritën në ekran, në mënyrë që të mund të përfitosh ngjyra të zeza dhe të bardha të pastra me kontrast të jashtëzakonshëm.
Procesori NQ4 AI Gen3
Procesori i avancuar i Samsung i përmirëson pamjet mbresëlënëse të OLED në nivele të reja. Me rrjetet neurale AI, ai përmirëson në mënyrë inteligjente cilësinë e figurës, duke rafinuar faktorë të ndryshëm që nga ndriçimi deri te shprehja e ngjyrës së zezë.
* Specifikimet janë në krahasim me QLED e vitit 2025 (Procesori AI Q4).

OLED HDR Pro
Nxirr në pah detajet nga hijet më të errëta deri te theksimet më të ndriçuara. Teknologjia jonë OLED analizon çdo skenë për të rritur ndriçimin dhe kontrastin optimal, madje dhe pikselët.1
*Specifikimet janë në krahasim me OLED S95D të vitit 2024.
Vetëm përsosmëri
OLED.
Glare Free
Shiko plotësisht ngjyrat e zeza dhe të bardha, pavarësisht se çfarë po shkëlqen në ekran. Teknologjia jonë pa shkëlqim redukton reflektimet e dritës, kështu që mund të shijosh përmbajtjen e preferuar pa vezullim shpërqendrues.2
me Samsung Vision AI
4K AI Upscaling Pro
Shijo përmbajtje në rezolucion mahnitës 4K, edhe nëse nuk është filmuar në atë mënyrë. AI mund të përmirësojë programet dhe filmat e preferuar, për të ofruar një definicion të qartë dhe të mprehtë.3
Imazh i një vajze të vogël që puth një qenush. Procesori Samsung NQ4 AI Gen3 shfaqet në fotografi dhe përmirëson disa detaje, duke përfshirë flokët dhe veshjen e vajzës dhe fytyrën e qenushit. Rezultati është një imazh më i mprehtë ku detajet më të vogla janë të dukshme.
Modaliteti AI
Ulu dhe lëri cilësimet e tua të rregullohen vetë. AI jonë mund të dallojë përmbajtjen dhe mjedisin rrethues dhe më pas mund të rregullojë figurën dhe zërin për të ofruar përvojën më të mirë.

Adaptive Sound Pro
Përjeto zëra të qartë dhe tingull të gjallë por të balancuar, siç është synuar nga krijuesit. AI jonë optimizon audion në bazë të gjërave që shikon dhe mjedisin e shikimit, më pas e sintonizon atë me teknologjinë e përmirësimit të audios.

Bixby
Merr ndihmë të mëtejshme nga një asistent zanor më inteligjent. Me AI të përditësuar, Bixby mund të përpunojë disa komanda njëherësh dhe mund të kuptojë më mirë kontekstin më të gjerë. Përfito biseda më efikase, kërkime më të thjeshta dhe kontroll praktik të pajisjes.4

Kujdesi për kafshët shtëpiake
Monitoro kafshët shtëpiake edhe kur je larg. AI e integruar në TV mund të zbulojë tinguj të tillë si lehjet dhe të njofton se kur kafsha jote shtëpiake ka nevojë për vëmendje. Gjithashtu, mund të caktosh rregulla të personalizuara për të shfaqur në ekran përmbajtjen e preferuar të kafshës sate shtëpiake në çdo kohë.5

Gjestet universale
Kontrollo TV tënd me lëvizje të thjeshta nga Galaxy Watch. Pavarësisht nëse je duke u stërvitur, duke gatuar ose duke kryer disa detyra njëkohësisht, përdore me lehtësi TV me gjeste intuitive, pa pasur nevojë të prekësh telekomandën.6

Samsung Knox Security
Privatësia jote është e sigurt me përditësimet e vazhdueshme të sigurisë së Samsung. Të dhënat delikate si p.sh. fjalëkalimet janë të mbrojtura, pajisjet e lidhura IoT janë të monitoruara dhe aplikacionet dhe faqet keqdashëse janë bllokuar automatikisht.7

përvoja të reja me TV
One UI Tizen
Kalo në një nivel më të lartë me një teatër lojërash gjithëpërfshirës
Skenat e prera nga videoloja "The First Descendant" shfaq ushtarë me uniformë futuriste në veprim. Skenat duken të paplota në 60 hz. Ekrani përditësohet deri në 165 hz dhe disa skena bëhen të qarta dhe pa ndërprerje. Pamja zvogëlohet për të treguar lojën që po luhet në ekranin e TV nga një burrë me një levë kontrolli. GPU 4,2 herë më të shpejtë.

TV OLED për lojëra me Motion Xcelerator 165 Hz
Përgatit vendet e betejës me TV më të mirë për lojëra nga Samsung. Pamjet e vazhdueshme dhe të gjalla të tërheqin drejt aksionit, ndërsa performanca e pandërprerë të lejon të mposhtësh shpejt kundërshtarët e tu.
*Specifikimet janë në krahasim me QLED e vitit 2025 (Procesori AI Q4).
Një ekran i ndarë shfaq të njëjtin personazh luftarak në të dyja anët. Modaliteti automatik me nivel të ulët vonesash është joaktiv në anën e majtë dhe personazhi nuk mund të shmangë një shpërthim. Modaliteti automatik me nivel të ulët vonesash është aktiv në anën e djathtë dhe ekrani reagon më shpejt ndaj komandave, duke e lejuar personazhin luftarak të shmangë shpërthimin.
Lëvizje të lehta.
Modaliteti automatik me nivel të ulët vonesash (ALLM)
Mposht me mjeshtëri rivalët me një ekran që reagon menjëherë ndaj komandave të tua. Modaliteti automatik me nivel të ulët vonesash optimizon automatikisht cilësimet e vonesës për lojërat e tua, duke reduktuar vonesën e komandave për reagime më të shpejta dhe lojë pa ndërprerje.8

Thjesht drejtim pa probleme.
FreeSync Premium Pro
Kalo me vetëbesim vijën e finishit me një motor të besueshëm. Ky ekran TV sinkronizohet në mënyrë të përsosur me aksionin, duke siguruar që të mos ketë vonesa, ngecje ose ndarje, në mënyrë që të përfshihesh lehtë në lojë dinamike.9
Një ekran TV shfaq cilësime të ndryshme në një shirit në pjesën e poshtme, si p.sh. pikën virtuale të objektivit, raportin e ekranit dhe zmadhimin e hartës së vogël. Disa videolojëra si "The First Descendant" luhen në ekran, nga zhanret si RPG, Sporte dhe RTS. Ndërsa zhanri ndryshon, TV përdor AI për të optimizuar cilësimet e zhanrit.
Fitorja u sigurua.
Modaliteti AI Auto Game
Merr cilësimet më të mira direkt. AI zbulon automatikisht atë që po luan, më pas përshtatet me zhanrin, lojëra me gjuajtës, lojëra sportive, RPG dhe më shumë. Kështu që mund të futesh direkt në lojë.10
Transformo hapësirën tënde me një vepër elegante
Pamja e sipërme e dy TV OLED ndërsa rrëshqasin pranë njëri-tjetrit. Pamja kalon te pamja anësore e një TV OLED, ku tregohet korniza e tij e hollë. TV OLED rrotullohet për të shfaqur një peizazh abstrakt rozë në ekran. Pamja zmadhohet pas tij për tu fokusuar në një TV OLED që shfaq një peizazh blu abstrakt në ekran.
Dizajni OLED
Shiko bukurinë përtej ekranit. Dizajnet tona OLED janë vepra arti moderne, duke përfshirë një profil tejet të hollë që duket i mahnitshëm nga çdo kënd. Nuk plotëson vetëm dekorin tënd por përmirëson të gjithë hapësirën.
Cili TV OLED është i duhuri për ty?
-
Madhësia e ekranit
-
Rezolucioni Rezolucioni është një matje e numrit të pikselëve që mund të përmbajë një ekran. Sa më i lartë të jetë numri i pikselëve, aq më i mirë është rezolucioni.
-
Procesori Procesori 4K i fuqizuar me AI i Samsung krijon përvojën tonë më të mirë në 4K. Teknologjia jonë 4K AI Upscaling e fuqizuar nga 128 rrjete neurale AI transformon përmbajtjen me cilësi figure deri në 4K. Procesori ynë NQ4 AI Gen3 optimizon figurën edhe zërin për të ofruar një përvojë 4K kur je duke transmetuar shërbimet OTT, duke luajtur videolojërat e tua të preferuara ose duke parë sporte në kohë reale.
-
Glare Free Glare Free është një teknologji e avancuar kundër shkëlqimit e krijuar për të eliminuar reflektimet dhe për të reduktuar shkëlqimin e ekranit, duke mundësuar një përvojë shikimi më të qartë, më të rehatshme dhe të fokusuar, pavarësisht nëse ka ndriçim të brendshëm.
-
HDR HDR do të thotë "High Dynamic Range" (Gama e lartë dinamike) dhe i referohet një teknologjie që shpreh më saktësisht detajet vizuale si në skena shumë të ndriçuara, ashtu dhe në ato shumë të errëta.
-
FreeSync Bazuar në teknologjinë kryesore AMD FreeSync™ për të reduktuar ngecjen dhe prerjen e ekranit, TV e certifikuar për lidhjen AMD FreeSync™ Premium Pro ofrojnë një përvojë të vërtetë HDR gjatë lojërave: një kombinim të lojës pa ndërprerje në performancën më të lartë dhe pamje me diapazon tejet të lartë dinamik duke ruajtur ende nivelin e ulët të vonesave për lojë të pandërprerë.
-
Gaming Motion "Gaming Motion" është një teknologji që mundëson lëvizje të pandërprera dhe cilësi të pastër imazhi pa turbullim edhe në përmbajtje lojërash me ritëm të shpejtë.
-
OTS OTS nënkupton "Object Tracking Sound", teknologjinë e audios me performancë të lartë të zhvilluar nga Samsung që u mundëson përdoruesve të dëgjojnë tingullin direkt nga vendndodhja relative e objektit në ekran, edhe nëse objekti lëviz.
-
Dizajni
-
OS për TV inteligjentë Samsung One UI Tizen është qendra e aplikacioneve dhe shërbimeve të disponueshme në TV Samsung. Ai përfshin "Samsung TV Plus" me kanale dhe filma falas, "Qendrën e lojërave" me shërbime të lojërave në renë kompjuterike, "Daily+", ku mund të menaxhosh aktivitetet e tua ditore dhe "SmartThings", ku mund të kontrollosh pajisjet inteligjente nga TV yt. Sistemi është i pajisur gjithashtu me "Samsung Knox Security" për të mbrojtur privatësinë dhe të dhënat personale.
Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. Mund të ndodhin ndryshime në pamje dhe në specifikimet e dizajnit që nuk ndikojnë në performancën e produktit, pa njoftim paraprak. UI, përmbajtja dhe shërbimet mund të ndryshojnë sipas rajonit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
Përvoja e shikimit mund të ndryshojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe formatit.
Veçoritë mund të ndryshojnë sipas modelit. Për më shumë detaje, kontrollo specifikimet e secilit model.
TV numër 1 në botë: Burimi – Omdia, shkurt 2025. Rezultatet nuk nënkuptojnë mbështetje për Samsung. Palët e treta mbajnë përgjegjësi për përdorimin e këtyre rezultateve.
Përditësimet e Tizen OS do të mbështeten për deri në 7 vjet, duke filluar nga viti 2025, për produktet që kanë dalë në treg në vitin 2025. Ki parasysh se ky përditësim nuk mbulon performancën, veçoritë ose rezistencën e harduerit.
-
Back to Location
OLED HDR Pro: Gama e ndriçimit HDR bazohet në standardet e testimit të brendshëm dhe mund të ndryshojë sipas kushteve ose specifikimeve të shikimit.
-
Back to Location
Glare Free: Verifikimi i UL e vërteton deklaratën e "Glare Free" duke vlerësuar produktet sipas standardit të testimit Unified Glare Rating (UGR) të përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Ndriçimin (CIE) dhe standardeve të testimit të përcaktuara nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim. Rezultatet e bazuara në testimin e kryer sipas kushteve të brendshme të ndriçimit.
-
Back to Location
4K AI Upscaling Pro: 4K AI Upscaling mund të mos zbatohet për lidhjen me PC dhe modalitetin e lojërave.
-
Back to Location
Bixby: Komandat zanore dhe kthimi i shumëfishtë mbështeten për 10 gjuhë (US/UK/IN(en)/DE/FR/IT/ES/BR/MX/KR). Nuk mund të dallohen të gjitha thekset, dialektet dhe shprehjet.
-
Back to Location
Kujdesi për kafshët shtëpiake: Transmetimi në kohë reale në pajisjet celulare mbështetet në Android OS 11.0 dhe versionet më të reja ose iOS 16.0 dhe versionet më të reja dhe është i disponueshëm në TV Samsung të vitit 2025 dhe modelet më të reja. Funksionon vetëm kur TV është i fikur. Për ta përdorur këtë veçori, TV duhet të jetë lidhur me një burim energjie. Për të dërguar dhe marrë njoftime, TV dhe pajisja celulare duhet të jenë të lidhura me SmartThings.
-
Back to Location
Gjesti universal: Aplikacionet dhe shërbimet e disponueshme mund të variojnë dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Mbështet vetëm në Galaxy Watch4 dhe motelet më të reja dhe Wear OS 5 dhe versionet më të fundit.
-
Back to Location
Samsung Knox Security: "Samsung Knox Security" vlen vetëm për TV Samsung të mundësuar nga Tizen®, të hedhur në treg që nga viti 2015. Nevojitet përditësimi i softuerit në versionin më të fundit.
-
Back to Location
Modaliteti automatik me vonesë të ulët: Niveli i ulët i vonesave të komandave matet bazuar në kushtet e testimit të brendshëm dhe mund të ndryshojë sipas cilësimeve të lojërave ose kushteve specifike.
-
Back to Location
FreeSync Premium Pro: Përvoja e shikimit mund të ndryshojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe njësisë së përpunimit grafik, si edhe shpejtësive të lidhjes së rrjetit dhe niveleve të ping-ut kur luan në renë kompjuterike.
-
Back to Location
Modaliteti AI Auto Game: Modaliteti AI Auto Game ofrohet për disa lojëra në konsolë dhe PC.