Shiko risitë e
One UI 7

One UI 7 të mundëson të bësh lehtësisht atë që dëshiron - tani më shumë se kurrë me Galaxy AI. Rrite fuqinë e komunikimit tënd, çliro krijimtarinë tënde dhe mbaro punë. Të gjitha nën kontrollin tënd.

Galaxy AI

Shkruaj si profesionist

 

Lëre Galaxy AI të të ndihmojë me detyrat e shkrimit duke prekur ikonën me 4 yje që shfaqet çdo herë që përzgjedh një tekst. Mund të korrigjosh shqiptimin dhe gramatikën, të ndryshosh tonin, të përmbledhësh ose të formatosh. Mund edhe të fillosh me një fragment të shkurtër dhe ta lësh AI të shkruajë për ty.

Transkripto dhe përmblidh telefonatat e regjistruara

 

Rishikimi i përmbajtjes së telefonatave të tua të regjistruara në aplikacionin Samsung Phone është më i lehtë se kurrë. Mund të shikosh të gjithë bisedën si një transkriptim teksti në ekranin Të fundit ose të përmbledhësh transkriptin për një rishikim të shpejtë.

 

Hiq ose rregullo tingujt në videot e tua

 

Fshirësi i audios të ndihmon ta përshtatësh tingullin në videot e tua siç duhet. Mund të heqësh tingujt e padëshiruar, si për shembull zhurmën e erës ose të turmave.

Krijo lehtësisht imazhe

 

Drawing Assist e bën më të lehtë se kurrë krijimin e imazheve argëtuese. Fillo me një skicë të thjeshtë, shto një imazh, ose shkruaj çfarë dëshiron të krijosh. Mund të gjenerosh imazhe në një shumëllojshmëri stilesh të ndryshme.

Lexo pikat kryesore të faqes së internetit me zë të lartë

 

Dëgjo pikat kryesore të artikujve dhe faqeve të internetit teksa shfleton, ose rreshto historitë më të mira nga faqet e lajmeve për t'i dëgjuar lehtësisht në Samsung Internet.

Merr sugjerime të dobishme në Zgjidh me AI

 

Kur përzgjedh një pjesë të ekranit me veçorinë Zgjidh me AI, do të sugjerohen veprime të dobishme bazuar në atë që ke përzgjedhur. Nëse në përzgjedhjen tënde ka detaje të një ngjarjeje, do të kesh opsionin ta shtosh në kalendarin tënd. Nëse zgjedh një imazh, do të sugjerohen opsione për të modifikuar imazhin.

Kërko në mënyrë më inteligjente te Cilësimet

 

Është më e lehtë të gjesh atë që të duhet me kërkimin në gjuhë natyrale të mundësuar nga AI. Kur kërkon te Cilësimet, tani merr rezultate me të sakta dhe të përshtatshme, edhe nëse nuk e di emrin ekzakt të cilësimit që po përpiqesh të gjesh.

Akseso shpejt veçoritë e AI

 

Veçoritë e Galaxy AI tashmë janë të disponueshme me një rrëshqitje të shpejtë, pavarësisht nga aplikacioni që po përdor. Kur rrëshqet nga skaji i ekranit drejt qendrës për të hapur panelin anësor të aplikacioneve, veçoritë e dobishme të Galaxy AI do të shfaqen në krye të panelit.

Akseso informacione të dobishme me ndihmë nga Google

Shtyp dhe mbaj shtypur butonin anësor për të aksesuar Google Gemini

 

Mbaj shtypur gjatë butonin anësor si mënyrë për të aksesuar Google Gemini pa kaluar përmes aplikacionit. Mund të rregullosh mënyrën se si akseson asistentët e tu AI te Cilësimet.

Nuk disponohet në Kinë, Rusi, Bjellorusi, Hong-Kong dhe Makau.

Të bëjmë me dije se shtetet ku Google Gemini nuk mbështetet nuk janë subjekt i kësaj deklarate të mohimit të përgjegjësisë.

Plotëso detyra të ndryshme me një kërkesë

 

Google Gemini tani është integruar në mënyrë të përsosur me aplikacionet Samsung, si për shembull Kalendari, Shënimet, Rikujtesat, dhe Ora. Mund të përfundosh detyrat në këto aplikacione duke përdorur informacionin nga Gemini me një komandë të vetme. Provo t'i kërkosh Google Gemini të pyesë rreth një videoje në YouTube dhe të ruajë rezultatet në Samsung Notes, ose provo t'i kërkosh Google Gemini të gjeje programin e ekipit tënd të preferuar të sportit dhe t'i shtojë ndeshjet në kalendarin tënd.

Nuk disponohet në Kinë, Rusi, Bjellorusi, Hong-Kong dhe Makau.

Qarkoje dhe gjeje. Dëgjoje dhe gjeje

 

Circle to Search with Google të lejon të kërkosh çdo gjë në ekranin tënd dhe të marrësh informacion më shpejt me Përmbledhjet AI. Thjesht qarko një objekt, duke përfshirë imazhe, video, ose tekste, dhe do të marrësh rezultate menjëherë. Madje mund të kërkosh një këngë që e dëgjon në moment, pa pasur nevojë të kalosh në aplikacione të tjera.

Pamje e re e guximshme

Përmirësimet vizuale

 

Shijo një pamje më të sofistikuar dhe unike. One UI 7 prezanton një dizajn të ri të mahnitshëm për komponentët kryesorë duke përfshirë butonat, menytë, njoftimet dhe shiritat e kontrollit, duke ofruar një përvojë vizuale më konsistente me kurba dhe qarkime. Ngjyra të reja të bukura, animacione të lehta, dhe efekt turbullimi unik i One UI i cili e bën hierarkinë e informacionit më të qartë dhe të ndihmon të përqendrohesh tek informacionet e rëndësishme.

Ekrani kryesor i riimagjinuar

 

Ikonat krejtësisht të reja të aplikacioneve do të duken shkëlqyeshëm në ekranin tënd kryesor me metafora të reja vizuale dhe skema ngjyrash që e bëjnë më të lehtë të dallosh aplikacionin që të duhet. Widgets janë dizajnuar përsëri nga e para me imazhe me më shumë ngjyra dhe paraqitje më konsistente. Gjithashtu, dosjet në ekranin tënd kryesor mund të zmadhohen që të mund të aksesosh menjëherë aplikacionet pa hapur dosjen fillimisht.

Paraqitja e ekranit kryesor e thjeshtuar

 

Ekrani yt kryesor tani duket edhe më mirë se më parë. Një paraqitje e re standarde e strukturës i mban gjërat simetrike dhe e bën më të lehtë përdorimin e miniaplikacioneve të One UI në madhësi standarde.

Pamja horizontale e ekranit kryesor e përmirësuar

 

Merr një pamje më uniforme për ekranin kryesor, edhe kur e përdor telefonin horizontalisht. Widgets tani kanë një raport të ngjashëm të pamjes në drejtim horizontal, dhe emërtimet e tekstit shfaqen poshtë ikonave dhe jo në krah të tyre.

Personalizo stilin tënd të aplikacioneve dhe miniaplikacioneve

 

Ekrani yt kryesor tani duket edhe më mirë se më parë. Një paraqitje e re standarde e strukturës i mban gjërat simetrike dhe e bën më të lehtë përdorimin e miniaplikacioneve të One UI në madhësi standarde.

Ekrani i kyçjes dhe Ekrani gjithnjë ndezur

Qëndro në krye të detyrave të rëndësishme me Now Bar

 

Kontrollo informacionin që të duhet tani dhe aktivizo veçoritë kryesore pa e shkyçur telefonin. Detyrat në vazhdimësi do të shfaqen te Now Bar në fund të ekranit të kyçur në mënyrë që të mund të kontrollosh informacionin kryesor në mënyrë të shpejtë. Informacioni përfshin kontrollet e medias, Kronometrin, Kohëmatësin, Voice Recorder, Samsung Health, dhe më shumë.

Bëje orën tënde të duket pikërisht siç e dëshiron

 

Zbulo një shumëllojshmëri stilesh të reja të orës për ekranin e kyçjes. Mund të rregullosh trashësinë e vijave në stilin e paracaktuar të orës, ose të provosh një nga orët e reja të animuara që t'i përshtatet shijeve të tua. Gjithashtu, mund të rivendosësh madhësinë e orës tënde në çdo madhësi që dëshiron dhe ta tërheqësh në pozicionin e preferuar në ekranin e kyçjes.

Më shumë miniaplikacione dhe shkurtore

 

Tani mund të shohësh më shumë dhe të bësh më shumë edhe kur telefoni yt është i kyçur. Shto një miniaplikacion për të shfaqur fotografitë dhe historitë nga Gallery, ose provo një shkurtore që hap skanuesin e QR code me një rrëshqitje të shpejtë.

Paneli i shpejtë dhe njoftimet

Ndaj njoftimet dhe panelet e shpejta

 

Akseso menjëherë panelin që të duhet me më shumë hapësirë për cilësimet e shpejta. Rrëshqit poshtë nga cepi i sipërm djathtas i ekranit për të hapur panelin e cilësimeve të shpejta. Rrëshqit poshtë nga çdo pjesë tjetër e sipërme e ekranit për të hapur panelin e njoftimeve.

Personalizo panelin tënd të shpejtë
 

Krijo paraqitjen e panelit të shpejtë që të përshtatet. Mund të prekësh ikonën e lapsit sipër panelit të shpejtë për të hyrë në modalitetin e modifikimit, më pas lëviz butonat dhe kontrollet lart edhe poshtë për t'iu përshtatur preferencave të tua.

Njoftimet në kohë reale

 

Qëndro në krye të gjërave që po ndodhin tani. Njoftimet në kohë reale të tregojnë progresin e aktiviteteve në vazhdimësi, si për shembull kohëmatësit, regjistrimet e zërit, ushtrimet, dhe shumë të tjera që të mund të bësh veprime të shpejta lidhur me to. Njoftimet në kohë reale do të shfaqen te Now Bar në ekranin e kyçjes, në shiritin e statusit, dhe sipër panelit të njoftimeve.

Paraqitje e re për njoftimet

 

Ikonat te njoftimet tani janë të njëjta me ikonën që shfaqet në ekranin tënd kryesor, duke e bërë të lehtë të dallohet se cili aplikacion e ka dërguar secilin njoftim. Njoftimet e grupuara shfaqen si karta të mbivendosura. Prek një mbivendosje për të shfaqur të gjitha njoftimet në grup.

Kap imazhet lehtësisht

Paraqitje e re e kamerës

 

Butonat, kontrollet dhe modalitetet e Kamerës janë riorganizuar për ta bërë më të lehtë të gjesh veçoritë që të duhen dhe për të të dhënë një pamje paraprake më të qartë të fotografisë që po shkrep ose videos që po regjistron.

Përmirësimet e përzgjedhjes së modalitetit

 

Menyja Më shumë modalitete është ridizajnuar. Në vend që të zërë të gjithë ekranin dhe bllokojë pamjen e kamerës, tani mund të zgjedhësh një modalitet nga një dritare e vogël kërcyese që mbulon vetëm fundin e ekranit.

Komanda të përmirësuara për zmadhimin

 

Tani është më e lehtë të zgjedhësh nivelin e duhur të zmadhimit. Një buton zmadhimi 2x është tani i disponueshëm si paracaktim, dhe opsionet shtesë për zmadhimin shfaqen pasi zgjedh një objektiv.

Përvojë filtrimi e përmirësuar

 

Filtrat e kamerës janë rinovuar plotësisht. Tani filtrat e rinj janë të disponueshëm dhe filtrat ekzistues janë përmirësuar. Secili filtër lejon rregullime të përshtatura të intensitetit, temperaturës së ngjyrave, kontrastit dhe ngopjes, duke e bërë më të lehtë të marrësh pamjen që dëshiron. Gjithashtu, mund të krijosh filtra të personalizuar bazuar në stilin dhe atmosferën e fotografive që dëshiron.

Ruaj cilësimet e ekspozimit për secilin modalitet

 

Kontrollo sa të ndritshme dhe të errëta janë imazhet e tua me opsionin e Ekspozimit te kontrollet e shpejta të kamerës. Pasi të kesh caktuar ekspozimin për një modalitet, ai do të qëndrojë i caktuar në atë modalitet edhe nëse kalon në një modalitet të ri dhe kthehesh përsëri.

Modalitete Pro/video Pro të përmirësuara

 

Modaliteti i videos Pro dhe modaliteti Pro kanë një strukturë të thjeshtuar që e bën të lehtë të përqendrohesh në fotografinë që po shkrep ose videon që po regjistron. Një kontroll i ri zmadhimi është i disponueshëm kurdo që regjistron në modalitetin e videos pro dhe të lejon të kontrollosh shpejtësinë e zmadhimit për kalime të njëtrajtshme. Kontrollet e mikrofonit në modalitetin e videos pro janë zhvendosur te kontrollet e shpejta.

Kap ndriçimin e përsosur me monitorët e ekspozimit 

 

Monitori i ri i ekspozimit për modalitetet Pro dhe video Pro të ndihmon të kapësh ekspozimin e duhur në fotografitë dhe videot e tua. Zgjidh motivin Zebra për të treguar vijat në zonat që janë të mbi ose nën-ekspozuara, ose zgjidh ngjyrën e pavërtetë për të koduar çdo gjë me ngjyra bazuar në nivelin e ekspozimit.

Modifikim i avancuar me modalitetin Log të videos

 

Merr komanda të nivelit profesional për gradimin e ngjyrave të videove duke regjistruar në formatin Log. Thjesht aktivizo Log te cilësimet e Kamerës dhe te pamja paraprake, pastaj fillo të filmosh. Funksionon në modalitetet Video dhe Video Pro. 

Luaj audio ndërkohë që regjistron video

 

Tani mund të regjistrosh videot pa ndaluar muzikën, podkastet, ose përmbajtjet e tjera audio që po dëgjon. Thjesht aktivizo Luajtjen e audios në opsionet e avancuara të videos.

Gjej shkrepjen e përsosur

 

Me ndihmën e vijave të rrjetës dhe niveleve mund të rregullosh pozicionin e kamerës. Vijat e rrjetës tani mund të aktivizohen dhe çaktivizohen veçmas nga niveli horizontal. Ka gjithashtu një opsion të ri për të shfaqur një nivel vertikal.

 

Shijo momentet e tua të veçanta

Kolazhe me formë të lirë

 

Shko përtej pamjeve të paracaktuara për kolazhet te Gallery. Tani mund të rregullosh madhësinë, pozicionin dhe rrotullimin e imazheve në kolazhin tënd për të krijuar pamjen tënde unike.

Modifiko kolazhet e historive
 

Bëje kolazhin te historitë e tua të duket pikërisht siç e dëshiron. Tani ke kontroll të plotë për të modifikuar kolazhet e krijuara te historitë. Zëvendëso imazhe, hiq ose shto imazhe, ose rregullo pozicionin dhe madhësinë.

Shkrep pamjen më të bukur të fytyrës tënde 

 

Zëvendëso një fytyrë me sytë e mbyllur ose me një shprehi të sikletshme me një që të pëlqen më shumë. Kur shkrep fotografi me lëvizje, secila shkrepje analizohet për të sugjeruar fytyrat që mund të duash të zgjedhësh.

Efektet e fotografisë me lëvizje
 

Vendos efekte argëtuese të luajtjes te fotografitë me lëvizje, si lëvizja e ngadaltë ose bumerang. Pasi të vendosësh një efekt, mund ta ndash menjëherë rezultatin si video.

Modifikim i fuqishëm i videove

Zhbëj lehtësisht modifikimet e tua

 

Mos u shqetëso nëse bën gabime. Tani opsionet Zhbëj dhe Ribëj janë të disponueshme gjatë modifikimit të videove për veprime, si shndërrimet, filtrat dhe ndryshimet e tonit.

Prit automatikisht videot e tua

 

Kurse kohë dhe shmang modifikimet e ndërlikuara të videove. Prerja automatike gjen pjesët më të mira të videos tënde dhe pret në mënyrë automatike pjesët e panevojshme që videot e tua të jenë gati për t'u ndarë ose modifikuar më tej.

Animo videot e tua

 

Shto efekte argëtuese animimi te ngjitëset dhe tekstet në videot e tua te Studio. Zgjidh mes opsioneve të shfaqjes graduale, zbehjes, tranzicionit, rrotullimit dhe më shumë.

Menaxho shëndetin tënd

Qëndro i ndërgjegjësuar

 

Veçoria e re Ndërgjegjësimi në Samsung Health mund të të ndihmojë të menaxhosh stresin dhe ankthin në jetën tënde të përditshme. Monitoro gjendjet e tua shpirtërore dhe emocionet, praktiko ushtrime të frymëmarrjes dhe meditim, dhe më shumë.

Stemat e reja të Samsung Health

 

Qëndro i motivuar dhe puno drejt objektivave të tua shëndetësore, ndërsa fiton stema të reja në Samsung Health. Sfido veten për të fituar stema të reja për rezultatin e energjisë, stërvitjen, aktivitetin, ushqimin, ujin, përbërjen e trupit dhe më shumë.

Rrit produktivitetin tënd

Pamje paraprake për aplikacionet e minimizuara

 

Kur minimizohen disa dritare kërcyese nga i njëjti aplikacion, ato do të kombinohen në një ikonë të vetme. Prekja e ikonës do të shfaqë një pamje paraprake të të gjitha dritareve të hapura nga aplikacioni, duke të lejuar të zgjedhësh lehtësisht dritaren që dëshiron.

Grupo alarmet e tua

 

Krijo grupe alarmesh që dëshiron të kontrollosh së bashku në aplikacionin Ora. Mund t'i çaktivizosh të gjitha alarmet në një grup me një prekje të vetme.

Mbaji të gjitha alarmet në të njëjtin volum

 

Për konfigurim më të thjeshtë, të gjitha alarmet do të përdorin të njëjtin volum si parazgjedhje. Nëse preferon të caktosh volume të ndryshme për çdo alarm, mund ta zgjedhësh këtë te Cilësimet e orës.

Përzgjedhje e përmirësuar e skedarëve

 

Përzgjedhësi i ri i skedarëve e bën më të lehtë bashkëngjitjen dhe përzgjedhjen e skedarëve në një sërë aplikacionesh. Është e lehtë të kalosh midis kategorive dhe vendndodhjeve të ndryshme të ruajtjes, me pamjet paraprake që shfaqen për të siguruar marrjen e skedarëve të duhur.

Opsione të avancuara për rutinat

 

Programo telefonin tënd për të bërë pothuajse gjithçka që dëshiron. Rutinat janë më të fuqishme se kurrë më parë me logjikën If-Else dhe mundësinë për të marrë të dhëna si variabla.

Planifiko detyra dhe ngjarje

Riplanifiko me lehtësi ngjarjet kalendarike

 

Mjafton të tërheqësh dhe lëshosh një ngjarje nga një datë në tjetrën në kalendarin tënd në pamjen "Muaji" për të ndryshuar datën e ngjarjes.

Shfaq kalendarë të veçantë në miniaplikacione

 

Tani ke më shumë kontroll mbi kalendarët që shfaqen në miniaplikacionet e kalendarëve. Mund të zgjedhësh vetëm një kalendar dhe të shfaqësh vetëm ngjarjet e tij në ekranin kryesor, ose të krijosh 2 miniaplikacione të veçanta me një kalendar të ndryshëm në secilin miniaplikacion.

Numëro mbrapsht ditët për një ngjarje të rëndësishme

 

Tani është më e lehtë se kurrë më parë të krijosh një miniaplikacion të numërimit mbrapsht për një ngjarje në kalendarin tënd. Shko te detajet e ngjarjes, më pas përzgjidh Shto miniaplikacionin e numërimit mbrapsht nga menyja më shumë opsione. Në ekranin kryesor do të shfaqet një miniaplikacion që tregon numrin e ditëve deri në ditëlindjen, përvjetorin, pushimet ose çdo ngjarje tjetër që ti zgjedh.

Kaloji të gjitha ngjarjet nga një kalendar në një tjetër

 

Shmang mundimin e kalimit të ngjarjeve një e nga një. Tani mund t'i kalosh të gjitha ngjarjet nga një kalendar në një tjetër, si për shembull duke i kaluar të gjitha ngjarjet nga kalendari në telefonin tënd në një kalendar të bazuar në renë kompjuterike.

Më shumë opsione për rikujtesat përsëritëse

 

Kur krijon një rikujtesë përsëritëse, tani mund të zgjedhësh disa data për përsëritjen e kujtesës në vend të një date të vetme.

Meny e përmirësuar e shtimit të shpejtë

 

Tani është më e lehtë të krijosh rikujtesa shpejt. Menyja e shtimit të shpejtë tani ofron opsione të paracaktuara për kushtet e orës dhe vendndodhjes.

Menaxho rikujtesat e kaluara

 

Tani është më e lehtë të fshish rikujtesat e kaluara nga lista e rikujtesave. Një cilësim i ri të lejon të fshish automatikisht rikujtesat e kaluara pas një periudhe të caktuar kohe. Gjithashtu mund të kopjosh rikujtesat e kaluara në mënyrë që të mund t'i ripërdorësh ato pa shtuar sërish të gjithë informacionin.

Lidhu dhe ndaj

Lidhu me lehtësi me pajisjet në afërsi

 

Tani është më e lehtë se kurrë më parë të lidhesh me pajisje të tjera Samsung, si TV, tabletë, PC, ora, kufje dhe më shumë. Prek Pajisjet në afërsi në panelin e shpejtë për të parë pajisjet e disponueshme pranë teje dhe më pas tërhiq një pajisje në telefon për t'u lidhur menjëherë. Gjithashtu, mund të prekësh një pajisje për të parë veçoritë e disponueshme kur lidhet me telefonin tënd. Për shembull, kur prek një TV, do të shohësh një opsion për të nisur Smart View.

Pajisjet e rekomanduara për Quick Share

 

Mos humb kohë duke kërkuar pajisjen e duhur për të ndarë. Pajisjet e identifikuara në Samsung account dhe pajisjet me të cilat ke ndarë në të kaluarën do të shfaqen në krye të listës në mënyrë që të gjenden lehtësisht.

 

Vazhdo të ndash përmes internetit

 

Nuk ke pse të shqetësohesh për transferimet e pasuksesshme të skedarëve. Kur ndan skedarë duke përdorur Quick Share, nëse pajisjet largohen shumë për të vazhduar një transferim të drejtpërdrejtë, transferimi do të vazhdojë pa ndërprerje përmes internetit duke përdorur Wi-Fi ose të dhëna celulare.

Mbro sigurinë tënde

Mbro të dhënat e tua në rast se telefoni yt vidhet

 

Veçoritë e reja të mbrojtjes kundër vjedhjes ndihmojnë në mbrojtjen e aplikacioneve dhe të dhënave të tua në rast se telefoni yt vidhet. Ekrani do të kyçet automatikisht nëse zbulohet vjedhje ose nëse humbet lidhja me rrjetin. Gjithashtu, mund ta kyçësh manualisht ekranin duke vizituar android.com/lock. Përpara se të ndryshosh cilësimet delikate mund të kërkosh verifikim biometrik. 

Kontrollo statusin e sigurisë së pajisjeve të tua 

 

Mëso për rreziqet e sigurisë dhe zgjidhi shpejt. Knox Matrix monitoron pajisjet e mbështetura të identifikuara në Samsung account dhe të lejon të zgjidhësh rreziqet e sigurisë nëse gjenden.

Nuk mbështetet në Kinë.

Qëndro i sigurt nga kërcënimet e sigurisë

 

Bllokuesi automatik bën edhe më shumë për të të mbrojtur nga sulmet kibernetike kur kufizimet maksimale janë të aktivizuara. Rrjetet 2G bllokohen dhe telefoni yt nuk do të rilidhet automatikisht me rrjete Wi-Fi të pasigurta. Këto kufizime mund të parandalojnë një sulmues të përgjojë trafikun e rrjetit tënd.

Bateria dhe karikimi

Më shumë opsione për kursimin e energjisë
 

Tani ke më shumë kontroll mbi atë që ndodh kur telefoni yt është në modalitetin e kursimit të energjisë. Zgjidh ekzaktësisht veçoritë që dëshiron të kufizosh për të kursyer baterinë e duhur për ty. Mund t'i ndryshosh këto opsione ndërkohë që Kursimi i energjisë është aktiv.

Më shumë kontroll mbi mbrojtjen e baterisë

Kur aktivizon Mbrojtjen e baterisë, tani mund të përshtatësh nivelin maksimal të karikimit midis 80% dhe 95%.

Efekt i ri i karikimit

 

Kur një karikues është i futur në prizë, konfirmimi i karikimit është më i vogël dhe shfaqet në fund të ekranit dhe jo në mes për të parandaluar ndërprerjet, duke e bërë të lehtë kontrollimin e statusit të karikimit.

I aksesueshëm për të gjithë

Zmadho dhe zvogëlo vetëm me një gisht

 

Zmadhimi dhe zvogëlimi sapo u bë më i lehtë. Ata që e kanë të vështirë të përdorin zmadhimin dhe zvogëlimin me dy gishta, tani mund të aktivojnë atë me 1 gisht nga menyja e asistentit. Rrëshqit lart ose djathtas për të zmadhuar. Rrëshqit poshtë ose majtas për të zvogëluar

Kontrolle të përmirësuara të ekranit

 

Menyja e asistentit tani bën edhe më shumë për të të ndihmuar të kontrollosh ekranin. Tani mund të prekësh dy herë dhe të prekësh dhe mbash shtypur duke prekur një buton të vetëm. Kontrollet e reja të lëvizjes të lejojnë të lëvizësh nëpër ekran në një distancë të caktuar duke prekur pikat fillestare dhe fundore në ekran.

Personalizo ndërveprimet e prekjes

 

Merr ndihmë me zgjedhjen e cilësimeve më të përshtatshme për ty. Disponohen teste të reja për cilësimet e vonesës së prekjes dhe mbajtjes prekur, kohëzgjatjes së prekjes dhe injorimit të prekjeve të përsëritura. Testi mund të tregojë nëse cilësimet aktuale janë të përshtatshme ose kanë nevojë për rregullime.

Përmirësime të mëtejshme

Shiko videot përsëri

 

Te Luajtësi i videove, në fund të çdo videoje do të shfaqet një buton që të lejon të rifillosh videon nga e para.

Listë e përmirësuar e kontakteve
 

Për një përvojë më uniforme, e njëjta listë kontaktesh tani shfaqet si në aplikacionin Phone, ashtu edhe në aplikacionin Contacts. Menytë dhe opsionet janë të njëjta në të dyja vendndodhjet në mënyrë që të mund të gjesh gjithmonë atë që kërkon. Gjatë kërkimit të kontakteve, kontaktet që ke kërkuar më shpesh do të shfaqen në krye të rezultateve të kërkimit, duke të të ndihmuar të gjesh shpejt personin e duhur.

Shto kartat e imbarkimit në Samsung Wallet

 

Kur viziton një faqe interneti të një linje ajrore ose kompanie udhëtimi të mbështetur që përfshin një kartë imbarkimi në Samsung Internet, do të shfaqet një buton për ta shtuar atë shpejt dhe lehtë në Samsung Wallet.

Parashikimi i aktiviteteve 
 

Tani është e lehtë të kontrollosh nëse moti është i përshtatshëm për aktivitete në natyrë si vrapi, kopshtaria, kampingu etj. Mund të zgjedhësh deri në 3 aktivitete për t'u shfaqur në aplikacionin Moti.

Nuk mbështetet në Kinë.

Personalizo emërtimet e vendeve
 

Tani është më e lehtë të monitorosh vendndodhje të ndryshme në aplikacionin Moti. Tani mund të vendosësh emërtime të personalizuara për vendndodhjet që shton, si p.sh. Shtëpia, Zyra, Shkolla, ose çdo vend tjetër ku dëshiron të kontrollosh motin.

Përmirëso përvojën tënde të lojërave
 

Paneli i integruar në aplikacionin Game Booster është ridizajnuar, duke e bërë më të lehtë ndryshimin e shpejtë të cilësimeve pa lënë lojën.

Cakto cilësimet e performancës për çdo lojë

 

Aplikacioni Game Booster tani të lejon të rregullosh cilësimet e performancës veçmas për çdo lojë. Mund të caktosh disa lojëra për performancë të lartë dhe lojëra të tjera për të kursyer baterinë për të luajtur më gjatë. Gjej cilësimet më të përshtatshme për ty.

 

Smartfonët

Galaxy S24 | S24+ | S24 Ultra
 

Aplikacionet dhe shërbimet


  • Përshkrimi i artikujve të mësipërm bazohet në përmirësimet e bëra në versionin aktual në krahasim me versionet e mëparshme.
  • Veçoritë mund të ndryshojnë.
  • Veçoritë dhe/ose përmbajtja e disponueshme mund të variojnë sipas modelit të pajisjes, shtetit/rajonit dhe operatorit celular.
  • Identifikimi në Samsung Account mund të kërkohet për të përdorur disa veçori të caktuara.
  • Për të përdorur disa veçori të caktuara mund të kërkohet lidhje me rrjetin.
  • Veçoritë e Galaxy AI do të ofrohen pa pagesë të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy. Mund të zbatohen kushte të ndryshme për veçoritë AI që ofrohen nga palët e treta.
  • Samsung nuk bën premtime dhe nuk jep siguri apo garanci për saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve të dhëna nga veçoritë e Galaxy AI.
  • Shërbimi i Galaxy AI mund të jetë i kufizuar për të miturit në rajone të caktuara ku ka kufizime moshe në lidhje me përdorimin e AI.
  • Disponueshmëria e shërbimit të Galaxy AI mund të variojë sipas gjuhës. Për disa gjuhë mund të nevojitet shkarkimi i paketës së gjuhës.

     

  1. Duhet të plotësohen kërkesat e gjatësisë që veçoria të aktivizohet.
  2. Veçoria Transkripti i telefonatës mund të kërkojë një lidhje në rrjet për të marrë telefonata dhe për t'i përmbledhur.  Duhet të jesh në përputhje me ligjet lokale për regjistrimin e telefonatave.
  3. Për veçorinë Përmbledhja për Transkriptin e telefonatës, transkripti mund të ndahet me Samsung dhe ofruesit e tij për të krijuar një përmbledhje, por regjistrimet dhe transkriptet mund të ruhen në pajisjen tënde nëse e cakton te cilësimet.
  4. Veçoria Përmbledhja është e disponueshme kur plotësohet një numër i caktuar karakteresh për transkriptim dhe është brenda limitit të karaktereve. Disponohet aktualisht kur telefonat Samsung dhe aplikacioni Voice Record janë të instaluar paraprakisht.
  5. Disponueshmëria e kësaj veçorie mund të ndryshojë në varësi të shtetit, rajonit ose gjuhës.
  6. Rezultatet mund të ndryshojnë për çdo video, në varësi të mënyrës se si janë prezantuar tingujt në video.
  7. Disa lloje tingujsh mund të zbulohen, si për shembull zërat, muzika, era, natyra, turmat dhe zhurmat. Zbulimi i tingujve të vërtetë mund të ndryshojë në varësi të burimit të audios dhe kushteve të videos.
  8. Në imazhin e krijuar pas ruajtjes mbivendoset një shenjë e dukshme sigurie, në mënyrë që të tregohet se imazhi është krijuar nga AI.
  9. Disa faqe interneti mund të mos jenë të mbështetura.
  10. Gjuhët e mbështetura: Koreanisht, anglisht (SHBA, MB, Indi), spanjisht (Spanjë, Meksikë), portugalisht (Brazil), gjermanisht, italisht, japonisht, frëngjisht dhe kinezisht.
  11. Gemini është markë tregtare e Google LLC. Kërkon lidhje interneti dhe identifikim në llogarinë e Google. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Funksionon me aplikacione të përputhshme. Veçoritë mund të ndryshojnë në varësi të abonimit dhe rezultatet mund të variojnë. Për disa funksione ose aplikacione mund të nevojitet konfigurim. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
  12. Circle to Search është markë tregtare e Google LLC. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Kërkon lidhje me internetin. Përdoruesit mund të duhet të përditësojnë Android dhe aplikacionin Google në versionin më të fundit. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjes vizuale ose të audios. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Nuk do ta identifikojë nëse volumi i telefonit është i çaktivizuar. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjes së audios. Përmbledhjet AI dhe shumë të tjera ndryshojnë në varësi të shtetit dhe gjuhës. Ajo mund të varet nga cilësimet e aplikacionit dhe pajisjes tënde.
  13. Nuk disponohet në tabletët Galaxy dhe serinë Galaxy Z Fold.
  14. Disa miniaplikacione funksionale mund të kërkojnë një lidhje me rrjetin dhe/ose identifikim në Samsung Account.
  15. Disponohet në serinë Galaxy S25 dhe serinë Galaxy S24.
  16. Veçoria e modifikimit Motion Photo disponohet në Photo Editor.
  17. Veçoria Best Face disponohet vetëm për fotografitë e bëra me Motion Photo të aktivizuar. Veçoria nuk gjeneron fytyra të reja por përzgjedh nga kornizat brenda videoklipit të Motion Photo.
  18. Ajo mund të njohë deri në pesë persona në imazh dhe të sugjerojë deri në tre alternativa për person.
  19. Aktualisht disponohet në serinë Galaxy S25 dhe S25 FE|FE+, serinë S24 dhe S24 FE|FE+, Galaxy S23, Galaxy S23 Plus dhe Ultra, Galaxy Z Fold6|Flip6 dhe Z Fold5|Flip5, Galaxy A56, Galaxy Tab S10 Plus, Tab S10 Ultra dhe Tab S10 FE|FE+ dhe Galaxy Tab S9, Tab S9 Plus dhe Tab S9 Ultra
  20. Vetëm për qëllime të përgjithshme mirëqenieje.
  21. Për të përdorur Pajisjet në afërsi, duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme.
  22. Disponueshmëria e veçorisë: Telefoni, tableti ose PC yt duhet të jetë i identifikuar në të njëjtën Samsung account dhe duhet të ketë Wi-Fi dhe Bluetooth aktiv. Për të përdorur Galaxy Books me aplikacionin Pajisjet në afërsi duhet ta instalosh aplikacionin nga Microsoft Store, dhe të sigurohesh që ofrohen versionet e mëposhtme të softuerit. Samsung Settings 6.0 ose më lart (Arm), Samsung Continuity Service 1.13 ose më lart)
  23. Pajisjet e zbulueshme: Pajisjet që përmbushin kushtet e mëposhtme do të shfaqen kur prek butonin Pajisjet në afërsi në panelin e shpejtë. Telefonat dhe tabletët Galaxy: Duhet të jenë të identifikuar në të njëjtën Samsung account dhe Bluetooth duhet të jetë aktiv. Veçoritë e kufizuara janë të disponueshme nëse telefoni ose tableti yt ka One UI 4.1.1 ose më lart dhe Continuity Service 1.2.27 ose më lart.
  24. Galaxy Book duhet të jetë i identifikuar në të njëjtën Samsung Account dhe Bluetooth duhet të jetë aktiv dhe kërkon Samsung Settings 6.0 ose më lart (Arm), Samsung Continuity Service 1.13 ose më lart. Samsung TV dhe monitorët inteligjente, dhe projektorët duhet të jenë të ndezur dhe duhet të jenë lidhur me këtë telefon/tablet të paktën një herë duke përdorur Smart View ose DeX. Vetëm TV që kanë dalë në 2016 ose më vonë mbështeten. Të pazbulueshme në Galaxy Books. Galaxy Buds, orët, rripat e fitnesit dhe unazat duhet të çiftohen me këtë telefon duke përdorur Bluetooth. Bluetooth duhet të jetë i aktivizuar. Galaxy Buds duhet të nxirren nga kasa ose kasa duhet të hapet. Galaxy Watch4 dhe më lart mbështeten. Orët, rripat, dhe unazat nuk janë të zbulueshme në Galaxy Books ose në tablet.
  25. Përshtatshmëria e aplikacionit Game Booster mund të variojë sipas lojës.