Galaxy-a juaj. Mënyra juaj.
One UI 7 të mundëson të bësh lehtësisht atë që dëshiron - tani më shumë se kurrë me Galaxy AI. Rrite fuqinë e komunikimit tënd, çliro krijimtarinë tënde dhe mbaro punë. Të gjitha nën kontrollin tënd. 1
I ri. Elegant. One UI
Ju prezantojmë One UI 7 — duke ofruar ikona aplikacionesh edhe më të sofistikuara dhe më të lehta për t’u gjetur, menaxhim më të zgjuar të njoftimeve, një ekran të ri bllokimi me një përmbledhje të shpejtë të aktiviteteve në vazhdim dhe më shumë. Kaloni tani në One UI 7 dhe eksploroni çdo detaj të pamjes së re.
Ju prezantojmë One UI 7 — duke ofruar ikona aplikacionesh edhe më të sofistikuara dhe më të lehta për t’u gjetur, menaxhim më të zgjuar të njoftimeve, një ekran të ri bllokimi me një përmbledhje të shpejtë të aktiviteteve në vazhdim dhe më shumë. Kaloni tani në One UI 7 dhe eksploroni çdo detaj të pamjes së re.
Akses pa probleme me Now Bar
Shiko njoftimet e Now Brief, muzikën, aktivitetin ditor dhe më shumë nga Now Bar tërësisht i ri pa qenë nevoja të shkyçësh telefonin.
Shiko njoftimet e Now Brief, muzikën, aktivitetin ditor dhe më shumë nga Now Bar tërësisht i ri pa qenë nevoja të shkyçësh telefonin.
Shtyp, fol dhe mbaro punë.
Mbaro punë lehtësisht pa qenë nevoja të kalosh midis aplikacioneve të ndryshme. Mjafton të shtypësh dhe mbash shtypur butonin anësor për të aktivizuar Google Gemini për ndihmë të menjëhershme. 2
Qarkojeni, gjejeni.
Ashtu siç është
Me Circle to Search with Google, mund të marrësh ndihmë të shpejtë për detyrat e shtëpisë përmes shpjeguesve, videove dhe rezultateve nga interneti për matematikë, kimi, biologji, fizikë dhe më shumë. Gjithashtu, mund të përkthesh menjëherë të gjithë ekranin që shikon — e gjithë kjo pa ndryshuar aplikacionet.3

Kthejini skicat e thjeshta në imazhe të mrekullueshme
Vizato nga zero ose në çdo foto. Përdor AI për të shndërruar atë skicën e thjeshtë në një imazh të mahnitshëm dhe zgjidh nga një shumëllojshmëri stilesh ― Bojëra uji, Ilustrim, Skicë, Pop art dhe kukulla 3D. 4
Përkthejini thirrjet tuaja menjëherë
Thjesht flit përmes telefonit dhe Live Translate do të realizojë interpretimin për ty - duke të ndihmuar të kapërcesh barrierat gjuhësore, edhe ndërkohë që përdor aplikacionet e njohura për mesazhet dhe telefonatat. Është si të kesh një përkthyes personal në pëllëmbë të dorës. 5
Zmadho në një hapësirë të re
Shiko më larg sesa ke imagjinuar ndonjëherë. Nga zmadhimi 1x e deri te zmadhimi 100x, Space Zoom i përmirësuar me AI fotografon në mënyrë të përsosur objektet në largësi. 6
Shiko më larg sesa ke imagjinuar ndonjëherë. Nga zmadhimi 1x e deri te zmadhimi 100x, Space Zoom i përmirësuar me AI fotografon në mënyrë të përsosur objektet në largësi. 6
Ridizenjoni lehtësisht portretet tuaja
Krijo një fotografi profili unike me AI. Zgjidh midis efekteve të ndryshme artistike të gjeneruara me AI për të shndërruar portretet e tua në një fotografi profili që bie në sy në rrjetet sociale dhe aplikacionet e mesazheve. 7
Krijo një fotografi profili unike me AI. Zgjidh midis efekteve të ndryshme artistike të gjeneruara me AI për të shndërruar portretet e tua në një fotografi profili që bie në sy në rrjetet sociale dhe aplikacionet e mesazheve. 7
Jepini jetë fotove tuaja me thellësi
Shijo momentet e çmuara me më shumë gjallëri. Efekti Live i shton thellësi fotografive të tua, në mënyrë që miqtë, familja dhe kafshët e tua shtëpiake të duken më të gjallë. 8
Shijo momentet e çmuara me më shumë gjallëri. Efekti Live i shton thellësi fotografive të tua, në mënyrë që miqtë, familja dhe kafshët e tua shtëpiake të duken më të gjallë. 8
Menaxhoni mirëqenien tuaj të përditshme sipas rezultatit tuaj të Energjisë
Rrit ndërgjegjësimin se si shëndeti yt ndikon në jetën tënde të përditshme me Rezultatin e energjisë, i cili shërben si një fotografi e shëndetit tuaj të përgjithshëm. Kontrollo këshillat e dobishme se si mund të përmirësosh Rezultatin e energjisë çdo ditë. Mund të planifikosh rutinën tënde ditore duke u bazuar te këshillat për mirëqenien për të arritur objektivat e tua personal të shëndetit. 9
Privatësia juaj. E siguruar
Dizanjuar me privatësinë si përparësi kryesore, One UI siguron që të dhënat tuaja personale të mbeten të sigurta dhe nën kontrollin tuaj. Pavarësisht nëse jeni duke shfletuar internetin, duke hyrë në aplikacione bankare ose duke përdorur Galaxy AI, mbrojtja e fuqishme e Samsung Knox ju mban të sigurt.
Dizanjuar me privatësinë si përparësi kryesore, One UI siguron që të dhënat tuaja personale të mbeten të sigurta dhe nën kontrollin tuaj. Pavarësisht nëse jeni duke shfletuar internetin, duke hyrë në aplikacione bankare ose duke përdorur Galaxy AI, mbrojtja e fuqishme e Samsung Knox ju mban të sigurt.
Mbrojtje dhe udhëzime që nga dita e parë
Udhëzo fëmijën tënd në mënyrë të sigurt nëpërmjet mjedisit dixhital me Galaxy. Lejoji ata të aksesojnë në faqe interneti dhe aplikacione të përshtatshme dhe mbaji të sigurt duke kontrolluar vendndodhjen e tyre fizike. 10
Fuqia e lidhur e Samsung Galaxy
Pajisjet e lidhura Galaxy janë të përsosura së bashku, duke krijuar mundësi të reja për të komunikuar, punuar, luajtur dhe qëndruar i shëndetshëm pa mundim. 11
Merrni One UI më të mirë dhe më të fundit
Identifikohu për njoftime në Samsung Members për datën e ardhshme të publikimit të One UI në mënyrë që të jesh gjithmonë i përditësuar.
- Funksionet dhe/ose përmbajtjet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes, vendit/rajonit dhe operatorit.
- Imazhi i simuluar për qëllime ilustruese. Sekuencat të shkurta dhe të simuluara. UI aktual mund të jetë i ndryshëm.
- Disponueshmëria e ngjyrave, madhësive, modeleve dhe rripave të orës mund të ndryshojë sipas shtetit ose operatorit celular.
- Për të përdorur disa veçori të caktuara të Galaxy AI mund të kërkohet identifikim në Samsung Account.
- Veçoritë e Galaxy AI do të ofrohen pa pagesë të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy. Mund të zbatohen kushte të ndryshme për veçoritë AI që ofrohen nga palët e treta.
- Veçoritë e Galaxy AI për seritë Galaxy S25, Galaxy S24, Galaxy S23, Galaxy S22, Galaxy Z Fold Special Edition, Galaxy Z Fold6 | Z Flip6, Galaxy Z Fold5 | Z Flip5, Galaxy Z Fold4 | Z Flip4, Tab S10+ | S10 Ultra, Tab S9 | S9+ | S9 Ultra dhe Tab S8 | S8+ | S8 Ultra janë të disponueshme për One UI 6.1 ose versionet më të reja. Modelet e mbështetura mund të ndryshojnë sipas veçorisë.
- Samsung nuk jep asnjë premtim, siguri ose garanci në lidhje me saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultatit të ofruar nga veçoritë e AI.
- Shërbimi Galaxy AI mund të jetë i kufizuar për të miturit në rajone të caktuara me kufizime moshe mbi përdorimin e AI.
- Seritë Galaxy S25, Galaxy S24, Galaxy Z Fold6 | Z Flip6, Galaxy Tab S10 Ultra, Galaxy Watch Ultra, Galaxy Watch7, Galaxy Book, Galaxy Ring dhe Galaxy Buds3 Pro shiten veç.
- Disa miniaplikacione funksionale mund të kërkojnë një lidhje me rrjetin dhe/ose identifikim në Samsung Account. Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë sipas shtetit.
- Disponueshmëria e veçorive të Galaxy AI mund të ndryshojë sipas rajonit/shtetit, versionit të OS/One UI, modelit të pajisjes dhe operatorit celular.
- Hedhja zyrtare në treg e One UI 7 do të fillojë me pajisjet e ardhshme të serisë Galaxy S. Përditësimi pritet të kalojë gradualisht te pajisjet e tjera Galaxy.
- Gemini është markë tregtare e Google LLC. Rezultatet janë për qëllime ilustruese. Kërkon lidhje interneti dhe identifikim në llogarinë e Google. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Funksionon me aplikacione të përputhshme. Veçoritë mund të ndryshojnë në varësi të abonimit dhe rezultatet mund të variojnë. Për disa funksione ose aplikacione mund të nevojitet konfigurim. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Aktivizimi i Gemini duke mbajtur shtypur gjatë butonin anësor është i disponueshëm në pajisjet që përdorin One UI 7 ose version më të lartë. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit/rajonit dhe modelit të pajisjes.
- Circle to Search është markë tregtare e Google LLC. Rezultatet janë vetëm për qëllime ilustruese. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Kërkon lidhje me internetin. Përdoruesit mund të duhet të përditësojnë Android dhe aplikacionin Google në versionin më të fundit. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjes vizuale ose të audios. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Funksionon me aplikacione dhe sipërfaqe të përputhshme dhe vetëm me muzikë ambienti. Nuk do ta identifikojë muzikën që vjen nga kufjet ose nëse volumi i telefonit është i çaktivizuar. Circle to Search nuk është i disponueshëm nëpërmjet FlexWindow. Imazh i simuluar. Sekuencat janë shkurtuar.
- Veçoria Sketch to Image kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Modifikimi me Sketch to Image mund të rezultojë në një fotografi me përmasa të ndryshuara. Në imazhin e krijuar pas ruajtjes mbivendoset një shenjë e dukshme sigurie, në mënyrë që të tregohet se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk është e garantuar.
- Veçoria Live Translate kërkon lidhje me rrjetin për të marrë mesazhe të telefonatave. Mund të përktheje pa lidhje me rrjetin sapo t'i mbërrijnë mesazhet e telefonatave pajisjes. Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Veçoria Live Translate është e disponueshme vetëm në aplikacionet e instaluara paraprakisht Samsung Phone dhe në disa aplikacione të palëve të treta. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës ose rajonit. Për disa gjuhë mund të nevojitet shkarkimi i paketës së gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Space Zoom 100x përfshin zmadhim të cilësisë optike 10x dhe zmadhim dixhital 100x me teknologjinë Super Resolution. Distancat e zmadhimit mbi 10x mund të shfaqin përkeqësim të imazhit. AI Zoom zbatohet në distanca mes gjatësive të zmadhimit dixhital. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. I disponueshëm te Galaxy S25 Ultra.
- Veçoria Portrait Studio për Photo Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Modifikimi me Portrait Studio rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara. Në imazhin e krijuar pas ruajtjes mbivendoset një shenjë e dukshme sigurie, në mënyrë që të tregohet se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk është e garantuar. Imazh i simuluar.
- Veçoria e Efektit Live për Photo Assist mbështet skedarët të llojit JPG, HEIC (HEIF), BMP, PNG dhe WebP. Mund të mos jetë e disponueshme në disa foto. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk është e garantuar. Imazh i simuluar.
- Rezultati i energjisë disponohet në telefonat Android (Android 11 ose më lart) dhe kërkon aplikacionin Samsung Health (v6.27 e lart). Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, rajonit ose gjuhës. Për të kontrolluar Rezultatin e energjisë, të dhënat shëndetësore të monitoruara nga Samsung Galaxy Watch (seritë Galaxy Watch4 dhe modelet më të vonshme që përdorin OS 5.0 ose më lart) ose Samsung Galaxy Ring duhet të sinkronizohen me Samsung Health App. Kërkon minimalisht të dhënat e aktivitetit të një dite më parë dhe të gjumit, si dhe të dhënat e rrahjeve të zemrës gjatë gjumit. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin ose trajtimin e ndonjë problemi shëndetësor. Rezultati është vetëm për referencë personale. Për këshilla, konsultohu me një specialist mjekësor.
- E kufizuar vetëm për shërbimet Samsung. E disponueshme vetëm në disa rajone të caktuara duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Evropën. Nevojitet identifikimi në një Samsung Account për fëmijë.
- Funksionet e disponueshme mund të variojnë sipas pajisjes, shtetit, rajonit, operatorit celular ose versionit të One UI.