Galeria jote e artit në TV
Çfarë e bën "The Frame" një TV kryevepër
Reflekton stilin tuaj, përshtatet me hapësirën tuaj
Me dizajn si një kornizë e hollë pikture, "The Frame" integrohet bukur në dhomën tënde. Gjithashtu, mund të lidhet me valë me pajisjet e tjera me Wireless One Connect, që të duket si një kornizë e vërtetë pikture në mur, pa kordonët dhe kabllot e zakonshme. Për më shumë harmoni, mund të shtosh një kornizë të jashtme në një ngjyrë që i përshtatet hapësirës sate.
Krijo TV tënd ideal në studion e dizajnit virtual
- * Veprat e artit të shfaqura në "The Frame" mund t'i gjeni në Samsung Art Store.
- * Kornizat e personalizueshme shiten veçmas.
- * Linja e kornizave të personalizueshme të disponueshme mund të ndryshojë sipas vendit.
- * Kur përdoret me Wireless One Connect, TV ka nevojë për një lidhje tjetër me energjinë elektrike.
- * Mes linjës së produkteve të "The Frame", vetëm "The Frame Pro" që ka dalë në treg në vitin 2025 është i përputhshëm me Wireless One Connect. Kontrollo specifikimet dhe veçoritë e produktit para se ta blesh.
Art
Përmirëso hapësirën tënde me një vepër arti të bukur
Gjej vepra arti të mahnitshme për të shfaqur nga koleksioni ynë me më shumë se 3000 vepra në Samsung Art Store. Ose zbulo vepra të reja përmes Art Store Streams, një përzgjedhje e kuruar prej 30 veprash arti që ofrohet falas çdo muaj. Që nga kryeveprat legjendare deri te dizajnet moderne, do të zbulosh vepra që do t'i adhurosh.
Një koleksion i madh arti të pret në "Bibliotekën e veprave të artit"
- * Nevojitet abonim në Art Store për të aksesuar koleksionin e plotë. Zbatohen tarifa për shërbimin e abonimit.
- * Veprat e artit në Art Store mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
- * Art Store mund të mos jetë i disponueshëm në disa vende.
- * Disponueshmëria e Art Streams varion sipas vendit. Koha e ofrimit të 30 veprave të artit çdo muaj mund të ndryshojë sipas rajonit. Koha dhe shpeshtësia e ofrimit të 30 veprave të artit ofrohen mund të ndryshojë sipas rajonit. Numri i veprave të artit të ofruara pa pagesë mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.
Cilësia e figurës
Shikimi gjithëpërfshirës i TV me cilësi Neo QLED
"The Frame" mund të bëjë më shumë se sa thjesht të shfaqë në mënyrë të bukur veprat e artit. I pajisur me një ekran modern Neo QLED, ai ofron pamje të ndritshme për llojet e preferuara të argëtimit, qofshin këto filma, sporte, lojëra ose më shumë.
Pamje reale, saqë do të ndihesh sikur je në një muze
Ekran matShijoje artin ashtu siç duhet shijuar, që nga ngjyrat e pasura deri te detajet me tekstura. "The Frame" ka një ekran mat "UL-certified" për të qenë pa shkëlqim, kështu që piktura duket e qartë edhe në dritë të fortë. Është gjithashtu i certifikuar nga PANTONE për riprodhimin besnik të ngjyrave, në mënyrë të tillë që mund të shikosh plotësish të gjitha nuancat e ndryshme.
- * Vetëm modeli "The Frame Pro" ka ekran Neo QLED. Modelet e tjera të "The Frame" kanë ekran QLED. Kontrollo specifikimet dhe veçoritë e produktit para se ta blesh.
- * Imazhi i mësipërm ofrohet me qëllim që të përcjellë konceptin e produktit dhe produkti aktual mund të jetë ndryshe.
- * Verifikuar si Glare Free nga UL duke u bazuar në metodat e verifikimit të përdorura nga UL. Për më shumë informacion mbi metodat e verifikimit të përdorura, vizito faqen https://verify.ul.com/verifications/732.
-
Madhësia e ekranit
-
Dizajni
-
One Connect
-
Modaliteti i artit
-
Art Store Streams
-
QLED
-
Samsung Vision AI
-
Rezolucioni
-
Procesori
-
HDR
-
Platforma Smart TV